Djali i politikanit të afërt me Putin bashkohet me ushtrinë ruse, vritet në luftë

Djali i politikanit të afërt me Putin bashkohet me ushtrinë ruse, vritet në luftë

Ai ishte bashkuar me trupat ruse për të luftuar në frontin e luftës kundër Ukrainës. Djali i Alexander Dudorov, një ish-drejtues administrativ i qarkut Aleksandrovsky, vdiq në luftimet kundër ushtrisë së Volodymyr Zelensky. Ushtari i ri, zëvendëskomandant i kompanisë së zbulimit të regjimentit 137, u qëllua për vdekje më 6 mars nga artileria e ushtrisë ukrainase.

Vdekja e tij u denoncua, Fondacioni Hetimor Anti-Korrupsion i themeluar nga kundërshtari kryesor politik i Vladimir Putin, opozitari Alexei Navalny.

Vdekja e ushtarit të ri u konfirmua edhe nga vetë Alexander Dudorov, politikan i afërt me Putinin dhe aktualisht zëvendës guvernator i Okrugut, i pyetur nga mediat.

Dudorov nuk pranoi të komentojë më tej lajmin, duke u kufizuar vetëm në konfirmimin e identitetit të ushtarit të vrarë në sulm. Funerali i ushtarit u bë më 15 mars në varrezat Kobyakovsky në Golitsino.

Vdekja e Georgy Dudorov është një shembull domethënës i asaj që ka të ngjarë të përballet ushtria ruse që shkon në front.

Të sigurt të paktën në ditët e para të konfliktit të armatosur, ata u larguan për një “mision special” që nuk ishte një akt i vërtetë lufte, por u gjendën plotësisht të papërgatitur për të përballuar rezistencën e qytetarëve ukrainas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy