Së paku 59 trajnerë policorë janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, nga sulmi i militantëve gjatë natës kundër një akademie policore në pjesën jugperëndimore të Pakistanit. Qindra të tjerë janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa të plagosurit janë dërguar në një spital lokal.Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë përsipër Organizata terroriste, Shteti Islamik (IS).



