Partia Demokratike ka depozituar sot padinë e tretë në SPAK, atë për inceneratorin e Fierit. Ish-deputeti demokrat, Enlelejd Aliabeaj së bashku me sekretarin për çështjet ligjore në selinë blu, Çlirim Gjata kallëzuan sërish grupin e strukturuar criminal me në krye kryeministrin Edi Rama, Arben Ahmetajn, ish-ministrin Lefter Koka, Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri e të tjerë persona të përfshirë, që sipas tyre kanë përfituar 500 milionë euro taksa të shqiptarëve për inceneratorët.
Alibeaj u shpreh se “kjo është një kërkesë për të testuar edhe drejtësinë e re”.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh se “sot është e treta ditë që padisim në SPAK koncensionet për inceneratorët”.
“Kemi përsëri një kompani që pa para, pa garë, pa eksperiencë merr 28 milionë euro nga qeveria ndërkohë që 15 milionë euro i merr kredi për të bërë shpenzimet përkatëse. Si ka mundësi që një kompani italiane hyn me 20% të aksioneve të një kompanie me 28 milionë euro dhe shet ato aksione për 150 euro”, tha Gjata.
Ai theksoi se inceneratori i Fierit duhet të kishte nisur nga puna në vitin 2019, dhe për mbi 1 vit e gjysmë vonesë duhet të penalizohet dikush pasi ato janë para.
“Këta njerëz bëjnë me dhjetra akte brenda ditës. Kemi të bëjmë me vjedhje galopante, ku brenda ditës firmoset gjithçka. Çfarë koncensioni është ky që shteti thotë: ‘na parat e mia dhe bëje’ dhe direkt pa filluar puna merr 5 milionë euro që ditën e parë që firmos kontratën”, tha Gjata.
Më herët Partia Demokratike ka depozituar në SPAK, edhe dy inceneraratorët e tjerë, atë të Tiranës dhe Elbasanit, për të cilat opozita thotë se nuk janë vënë në punë, pavarsëisht se janë paguar miliona euro nga buxheti i shtetit. Ndërkohë për inceneratorin e Fierit ka një kallëzim penal të depozituar më herët nga Nisma Thurje, për të cilën Prokuoria e Posacme ka tërhequr të gjithë dokumentacionin ligjor për t’a hetuar më.





