Sejamini: Veliaj s’mund të qëndrojë në detyrë përballë akuzave që rëndojnë mbi të, e pamundur të dalë i larë

Sejamini: Veliaj s’mund të qëndrojë në detyrë përballë akuzave që rëndojnë mbi të, e pamundur të dalë i larë

Analisti Neritan Sejamini flet për standarde të dyfishta të SPAK për rastin e Erion Veliajt i cili vijon të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, ndonëse po hetohet për korrupsion.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se Veliaj nuk mund të qëndrojë në detyrë përballë akuzave që rëndojnë ndaj tij për shkak se mund të prishë provat dhe manipulojë dëshmitarët.

Po ashtu Sejamini deklaron se opozita duhet të përdorë instrumentet që ka në dorë për të çuar në largimin e Veliajt nga detyra dhe duhet t’i bëjë presion SPAK që të marrë masë ndaj tij.

Sipas tij, është e pamundur që Veliaj të dalë i larë nga këto afera me përmasa të mëdha që kanë dalë në Bashkinë Tiranë, duke përfshirë inceneratorin dhe aferën “5D”.

Drupal Ad

Në politikë nuk ka aleanca të përjetshme, ka kundërshti, njerëzit, ikin, ndahen. Kjo gjë ka ndodhur në Partinë Demokratike, po ndodh edhe në Partinë Socialiste.

Thelbi është a është apo jo i korruptuar Veliaj, a ka pasur korrupsion në Bashkinë Tiranë? SPAK duhet të bëjë detyrën e vetë.

Skandali “5D” është meritë e opozitës se ka qenë opozita e vetmja dhe e para që e ka bërë këtë lloj hetimi.

Për inceneratorët media ka qenë më e hershme se opozita, por edhe opozita duhet të bëjë punën e vetë.

Opozita duhet të përdorë institucionet ku bënë pjesë, sot duhet të kërkojë dorëheqjen e Veliajt.

Duhet t’i bëjë presion SPAK që të pezullohet nga detyra dhe të merret masë për të.

Kryebashkiaku i Tiranës akuzohet direkt për korrupsion dhe pastrim të parave të korrupsionit.

Prokuroria beson dhe ka hapur një hetim formal se ka favorizuar familjarët e vetë dhe ka pastruar para me ta.

Të lërë zotin Veliaj në krye të detyrës në këto kushte, është e paimagjinueshme.

Zoti Veliaj po akuzohet për korrupsion, ndërkohë që ai duhet të zbatojë buxhetin e vitit 2025.

Prokuroria e lë të ushtrojë detyrën dhe të menaxhojë tendera dhe para të tjera.

Nëse duhen mbledhur prova, zoti Veliaj mund të fshehë provat, mund të ndikojë te vartësit e vetë. Më duket absurde kjo liri! Ky është standard i tillë.

Në asnjë rast kur kemi pasur hetim formal nga qeveria nuk është lejuar dikush tjetër të vijojë detyrën ndërkohë që akuzohet për korrupsion dhjetëra milionë euro.

Është skandaloze që të ketë një abuzim dhe vjedhje të përmasave që ka pasur në Bashkinë Tiranë dhe asnjë institucion nuk ka ngritur shqetësimin më të vogël për këtë gjë.

Pse i paguajnë këto institucione për të mbikëqyrur, ndërkohë që nuk kanë bërë asgjë, ndërkohë që përmasat e abuzimit janë aq të mëdha sa duken dhe nga qytetarët e thjeshtë.

Si janë marrë këta drejtorë, si është bërë rekrutimi, si janë ngritur në karrierë, këto janë çështje që duhen analizuar dhe opozita duhet të kërkojë llogari si ka ndodhur.

Jo vetëm kur ka krime duhet të dalin para drejtësisë, por duhet shmangur keqadministrimi që në administratë nuk mund të ketë njerëz mediokër dhe të paaftë.

Mënyra si kanë vjedhur, babëzia, makutëria, primitiviteti i skemës së tyre korruptive tregon se nuk kanë asnjë lloj koncepti se çdo të thotë interes publik, kjo është një fushë e gjerë ku opozita, media dhe Ojf-të duhet të ndalen që të mos ketë keqmenaxhim të parave publike.

Për inceneratorin e Tiranës, zoti Veliaj ka patur dijeni të qartë dhe ka lejuar me dashje apo pa dashje që kjo histori të vazhdojë dhe të abuzohet me dëme qindra miliona euro.

Nuk besoj se Prokuroria do e amnistojë Veliaj, nuk besoj se do dalë i larë nga aferë korruptive edhe e inceneratorët, edhe për aferën “5D”.

Nuk ka mundësi që ai të mos ketë toleruar vartësit e vetë, në mos ka qenë i përfshirë direkt në këtë aferë korruptive.

Edhe për rastin e aferës “5D” zoti Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi. Është e pamundur të mbarojë hetimi për aferën e inceneratorëve dhe të dalë i larë, zoti Veliaj nuk mund të qëndrojë në detyrë.

Nuk ka mundësi të qëndrojë në detyrë përballë këtyre akuzave.

Minimumi ai duhet pezulluar nga detyra, që edhe po nuk u pushua, të pezullohet se akuzohet për korrupsion dhe nuk duhet të shkel më në bashki, patjetër që duhet të arrestohet se qenia e tij i lirë i jep mundësi të manipulojë dëshmitarët dhe provat.

Nëse zoti Veliaj pushohet, hetohet, apo arrestohet dhe posti i tij mbetet bosh, brenda 30 ditëve duhen zhvilluar zgjedhjet në Bashkinë Tiranë.

Kjo gjë duket se nuk i intereson as Partisë Socialiste dhe as Partisë Demokratike.

Ndoshta këtu mund të ketë një lojë dhe veprim taktik për ta shtyrë këtë moment.

Por për mua është e pamundur që zoti Veliaj të dalë i larë nga këto afera me përmasa të mëdha që kanë dalë në Bashkinë Tiranë.

Sa i takon vizitës së Veliajt në SHBA dhe mbajtjes së fshehtë të agjendës së takimeve, Sejamini e cilësoi si pseudongjarje, duke thënë se shpërqendron vëmendjen nga gjërat e rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy