Nenkryetari i LSI-së, ka bere serish sot nje deklarate te forte ndaj mosfunksionimit te radareve te Forcave Detare.
Luan Rama eshte ndalur sot ne fakte te reja ne lidhje me menazhimin e radareve nga nje firme private, ku ben me dije se ne periudha te caktuara ata jane lene enkas jashte sherbimit per tu ardhur ne ndihme trafikanteve te droges.
Në reagimin e tij Rama shkruan duke e cilësuar skandal të radhës këtë çështje, pasi kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak.
“Nuk është rastësi që pikërisht prej vitit 2015 e deri sot, që në fakt është edhe periudha kur e gjithë Shqipëria u mbush me drogë prej kultivimit të stimuluar e të kontrolluar nga trafikantët e Rilindjes, janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare! Trafikantët e tonelatave të drogës që vërshuan drejt Italisë, duhej ta kishin rrugën të lirë!”, shkruan Luan Rama.



