Biden përsëri pozitiv në Covid, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka simptoma

Biden përsëri pozitiv në Covid, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka simptoma

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, doli sërish pozitiv me Covid pas një tamponi antigjenik, pas disa testeve negative gjatë ditëve të fundit.

Një fakt i tillë është bërë i ditur në një deklaratë nga mjeku personal i Shtëpisë së Bardhë, Kevin OConnor, duke specifikuar se Biden “vazhdon të ndihet mirë dhe nuk ka simptoma”.

Në një postim në Twitter, Presidenti konfirmoi se ai ishte përsëri në izolim.

Nuk kam simptoma, por izolohem për sigurinë e të gjithë atyre që më rrethojnë. Unë po e vijoj punën dhe së shpejti do të rikthehem në pistë.

Shërimi nga Covid pas vetëm pesë ditësh trajtimi bazuar në Paxlovid, ilaçi antiviral i Pfizer i cili në SHBA administrohet tek personat mbi 60 vjeç, shkaktoi habi të gjerë.

Kundërshtarët shpesh e kanë akuzuar Presidentin se është shumë i vjetër dhe i paaftë për të luajtur një rol kaq sfidues.

Në konferencën për shtyp të mbajtur menjëherë pasi rezultoi negativ, Biden pohoi gjithashtu se falë politikave të zbatuara nga administrata e tij sot, Covid nuk është një sëmundje serioze, duke kujtuar përkundrazi se paraardhësi i tij Donald Trump kishte qenë shumë i sëmurë.

Dhe vetëm pak orë para se të shpallte se ishte sërish pozitiv ai shkroi në Twitter se:

Covid është ende mes nesh, por lufta jonë kundër virusit ka bërë një ndryshim. Sot është e mundur të mos sëmuremi rëndë dhe vdekjet janë ulur me 90%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy