Me afrimin e natës së ndërrimit të viteve, tregtarët shprehen se çmimet e produkteve të shportës janë konstante, ndërsa qytetarët thonë se çmimet kanë pësuar rritje artificiale, duke shfrytëzuar momentin.
Gazetarja Sabina Nika nga tregu i “Xhamllikut” në kryeqytet, i njohur ndryshe si tregu i fshatarëve, raportoi për “MCN Live”, situatën nga terreni.
Një grua në moshë tha se, “100 mijë lekëshi bonusit shkoi te uji dhe dritat, 50 mijë lekë ilaçet, çfarë të bëjmë. Presim datën 2-3 të marrim pensionin që të hamë bukë”.
Ndërsa një burrë në moshë, uron që të bëhet më mirë vitin tjetër, pasi situata është e vështirë.
Më keq s’ka ku vete, me çmime të larta, me pensione të ulëta. Blejmë ilaçet dhe s’na del as të hamë, as të bëmë gjë. Ai 100 mijë lekë bonus nuk më del për ilaçe mua. Ishalla rregullohet dhe bëhet më mirë vitin tjetër.
“Ne jemi pensionistë, çfarë do marrim ne të shkretët. Mos të kishim fëmijët kishim ikur te plehrat”, shprehet një tjetër e moshuar.



