Basha sfidon Ramën: Në ekran je trim, kur të ftoj në debat e qep gojën se ke frikë

Basha sfidon Ramën: Në ekran je trim, kur të ftoj në debat e qep gojën se ke frikë

Lideri demokrat Lulzim Basha nga Burreli, sfidoi sërish kryeministrin Edi Rama për një përballje në debat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryedemokrati tha në një takim me gratë, se Rama ka frikë që të përballet dhe e qep gojën kur vjen puna te debati.

Për drejtuesin e opozitës, Edi Rama përpara se të kërkojë një mandat të tretë duhet të tregojë se çfarë bëri 8 vite në pushtet.

Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati. Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash çfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy