Nga dita e hënë në qarqet Dibër e Gjirokastër dhe bashkitë Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Divjakë do të futen në fuqi masat e reja lehtësuese.
Kryeministri Rama pati një komunikim live pasditen e sotme me kryebashkiakët e bashkive të gjelbërta, të cilët nga e hëna, më 27 prill, do të kenë lehtësim të levizjes për qytetarët dhe pensionistët.
Rama u kërkoi kryebashkiakëve që të angazhohen personalisht në zbatimin e masave për lehtësira në lëvizje.
"Të merrni masat personalisht në krye të kësaj pune të ndiqni nga afër gjithë zhvillimin e kësaj hapjeje pas një periudhe jo të vogël. Para se ti jap fjalën ministres së Shëndetësisë. Ju them se së pari do të ketë një fashë të veçantë për pensionistët cdo mëngjes, që deri në orën 08:30 do të kenë liri lëvizje për të ecur për të marrë ajër, për të bërë ndonjë pazar të tyrin dhe në këtë fashë nuk do të ketë këmbësor të tjerë, përjashto ata që kanë autorizim për të shkuar në punë. Do ketë një orë pushimi dhe në 09:30 deri në 17:30, të tjerët mund të dalin, apo të lëviznin me makinë pa pasur nevojë për autorizim, por me kushtin, jo më shumë se dy persona në ecje dhe në asnjë mënyrë makinat jashtë zonës. Që do të thotë mund të lëvizin brenda qarkut të Dibrës, brenda qarkut të Gjirokastrës, në perimetrin Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq.
Ose në Pogradec, Prrenjas, Librazhd, por nuk mund të hyjnë apo të dalin nga Elbasani. Kush kapet në thyerje që thotë se nga Tirana po iki në Pogradec do të penalizohet. Duhet të mbyllni parqet, mos të lejohet frekuentimi, apo që të bëjnë xhiro pa limit. Kjo javë që vjen deri në mesin e javës tjetër do të na ndihmojë për të kuptuar si ecën dinamika. Pas orës 17:30 është sikur ka qenë dhe lejohen vetëm ata që kanë qenë me turne. Dy elementë janë shumë të rëndësishëm, domosdoshmëria për të monitoruar jo vetëm policia, por edhe ju me kryepleqtë, lokalet që mund të tundojnë pronarët që të hapin qepenat, është katastrofë. Jo vizita në shtëpi. Ai që ka prindërit vetëm duhet ti ruajë, ti cojë ushqimet te dera, jo ti përqafojë. Maji është muaji vendimtar, por duhet të jetë muaj pune të madhe' tha Rama.
Rama mori një shembull paraprak të lëvizjes brenda perimetirt të një bashkie. “Për shembull, qytetarët nuk mund të hyën nga Elbasani në Librazhd ose të dalin nga Librazhdi në Elbasan. Kush thyen rregullin do të penalizohet. Ne kemi folur me drejtorin e policisë dhe do të ngrihen postblloqe për të penguar qyetarët që dalin jashtë zonës së bashkisë së tyre”, u shpreh Kryeministri.



