Polonia do të inkurajojë riatdhesimin në Ukrainë të burrave në moshë ushtarake

Polonia do të inkurajojë riatdhesimin në Ukrainë të burrave në moshë ushtarake

Polonia do të ndihmojë Kievin të rikthejë përsëri në Ukrainë burrat në moshë ushtarake, pas ndryshimeve të reja në ligjet për pasaportat dhe shërbimin konsullor për burrat ukrainas që jetojnë jashtë vendit, tha ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak Kamysz.

Unë mendoj se shumë polakë janë të indinjuar duke parë të rinj ukrainas në hotele dhe kafene, duke dëgjuar se sa përpjekje duhet të bëjmë për të ndihmuar.

Në një komunikim për mediat të mërkurën ministri nënvizoi se Varshava tashmë ka ofruar ndihmën ndaj Ukrainës për të identifikuar refugjatët që jetojnë në Poloni, të cilët janë nën detyrimin ushtarak.

Polonia është shtëpia e rreth një milion ukrainasve të cilët ikën nga lufta gjithëpërfshirëse e Rusisë.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se masat e reja të Kievit synojnë të rivendosin qëndrimet e drejta ndaj burrave të moshës ushtarake në Ukrainë dhe jashtë saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy