Shoferi i autobusit kapet me 6.5 kg drogë në Portin e Durrësit

Shoferi i autobusit kapet me 6.5 kg drogë në Portin e Durrësit

Një sasi prej 6.5 kg drogë të dyshuar si kanabis sativa u sekuestrua sot nga policia e Durrësit. Droga është gjetur në një autobus, që po pritej të imbarkohej në traget për të shkuar drejt Italisë. Menjëherë pas zbulimit të sasisë së drogës, Policia arrestoi drejtuesin e autobusit, shtetasin Fatbardh Kokomeci, 54 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës ka parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë. Sekuestrohen 6.5 kg Marijuanë. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Sherbimet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi: Fatbardh Kokomeci 54 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 08.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, me drejtues shtetasin F.Kokomeci, pas nje analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e vijës së dytë të Kontrollit në pjesën e pasme, pas sedileve të fundit u gjet lëndë narkotike Marijuanë. Në pjesën e pasme të autobuzit, pas sedileve të fundit u gjetën dhe sekuestruan: 5 pako me peshë rreth 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a, 22 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy