Greva e mësuesve në Kosovë, Kushaj: Shumica nuk tërhiqet deri në plotësimin e kërkesave

Greva e mësuesve në Kosovë, Kushaj: Shumica nuk tërhiqet deri në plotësimin e kërkesave

Në Kosovë vijon greva e mësuesve. Kryetari i këshillit të grevistëve, Reshit Kushaj, tha në një lidhje me MCN TV se pjesa më e madhe e tyre janë për vijimin e grevës deri në plotësimin e kërkesave nga qeveria, ndërsa ata që mendojnë tërheqjen janë pakicë.

Janë të ndarë sepse prej vitesh janë injoruar. Ne kemi një sistem pluralist dhe mësimdhënësit janë në radhët e partive të ndryshme. Nga informacionet në terren, një pjesë kërkon të vazhdojë grevën. Këta janë shumica. Por ka edhe një pjesë që si arsyetim për rikthimin në shkollë sjell detyrimin ndaj nxënësve. Aty ku duhet të shprehen mbi 50% e arsimtarëve për të vazhduar me grevën, atëherë ashtu do të vazhdohet.

Sipas Kushajt, efektet e grevës së deritanishme kanë filluar të ndihen.

Greva i ka dhënë efektet e veta, por jo të dëshirueshme dhe të realizueshme, siç i kemi pasur kërkesat. Qeveria nuk na ka dhënë shansin të dialogojë me ne. Por greva e ka detyruar qeverinë Kurti që ta çojë ligjin e pagave më shpejt në Kuvend dhe ne të përfitojmë që në janar të vitit tjetër.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy