Shapo: Nuk ka vend për panik, alarmi vjen nga fakti i mosndarjes së informacionit nga linja kineze për HMPV-në (VIDEO)

Shapo: Nuk ka vend për panik, alarmi vjen nga fakti i mosndarjes së informacionit nga linja kineze për HMPV-në (VIDEO)

Dr. Leidon Shapo, mjek dhe specialist i shëndetit publik në Londër tha përmes një lidhje “Skype” se nuk ka vend për panik të shtuar në lidhje me përhapjen e virusit HMPV.

 

Drupal Ad

Sipas Shapos alarmi vjen nga fakti i mosndarjes së informacionit nga linja kineze. Më tej Shapo tha se është stina e dimrit dhe viruset vijnë vërdallë.

Nuk ka vend për panik, ka vend për informacion që duhet të jetë i përditësuar. Nuk ka nevojë për mediatizim të skajshëm. Panoramika nuk është e plotë dhe ka premisa për infodemi.

Shqetësimi nuk na vjen nga fakti se po na preken fëmijët nga 1-5 vjeç, e dimë, e dimë ku synon ky virus nuk është i vetmi. Fëmijët nën 14-vjeç preken gjithashtu. Më shumë shkojnë në spital 1-5 vjeç, pika spitalor është aty tek viti i dytë dhe  personat mbi 65 vjeç dhe ata me probleme të imunitetit janë të gjithë në rrezik. Shqetësuese për mua nuk është fakti i numrave të larta, as në Kinë, apo gjetkë.

Nuk po ndodh vetëm në Kinë. Është stina e dimrit të gjithë viruset vijnë vërdallë.

Alarmi për mua vjen nga fakti i mosndarjes së informacionit nga linja kineze. Mund të bëhet fjalë për diçka tjetër. Nuk po them që bëhet fjalë për diçka tjetër por, mund të them fare mirë që numrat e mëdhenj aty, por dhe në Britaninë e Madhe, për mua është e rëndësishëm të kuptohet se me çfarë kemi të bëjmë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy