"Unë dua më shumë, dua përallën", thotë Julia Roberts në një nga skenat më të famshme të filmit. Dhe ajo përrallë moderne, e cila në vitet 1990 grumbulloi rreth 500 milion dollarë në arkë, sot mbush 30 vite (ishte 13 korrik 1990 kur filmi i Garry Marshall debutoi në Europë) dhe vazhdon të magjepsë miliona shikues edhe sot.
Nën interpretimin e Richard Gere dhe Julia Roberts, Vivian prostitutë që nuk heq dorë nga ëndrra e dashurisë së vërtetë dhe Edward biznesmeni në lëvizje që kërkon vetëm shoqëri.
Mund të themi se i dimë të gjitha për "Pretty Woman", skenat më të bukura, mbase i mbajmë mend edhe shakatë e thënë aty. Por ka disa kuriozitete mbase të panjohura për shumicën e njerëzve. Finalja është një prej tyre mbi të gjitha.
Vetë Julia Roberts tha në një intervistë të fundit se në draftin e parë ishte menduar se fundi duhet të ishte dramatik dhe i ashpër, larg epilogut të ëndrrave që e bënë "Pretty Woman" kultin e komedive romantike. Në versionin e parë të regjisorit Vivian do ta gjente veten e vetmuar dhe e mbuluar nga 3000 dollarë që i kishte ofruar Edward për shoqërimin e disa ditëve, por më pas fundi u ndryshua dhe ishte momenti romantik kur Edward shkon në shtëpinë e vivian me një tufë lule dhe e quan atë "Princeshë Vivian".
![]()



