
Banorët e Milotit kanë kundërshtuar sërish vënien e barrierave prej betoni në rrugën e Kombit, që u ndalon atyre daljen në autostradë. Ata janë përplasur me punonjësit e firmës koncensionare, ndërsa thonë se ky vendim i kufizon atyre lëvizjen por edhe punën në biznese.



