“Janë futur 2.2 miliardë euro në ekonomi”, Gjika: Sektori fason, në ditët më të vështira

“Janë futur 2.2 miliardë euro në ekonomi”, Gjika: Sektori fason, në ditët më të vështira

Përfaqësues i biznesit fason, Gjergji Gjika tha në studion e emisionit “MCN Economy” se rënia e euros nën 100 lekë ishte pritshme dhe e paralajmëruar. Sipas Gjikës, janë futur 2.2 miliardë euro në ekonomi dhe se kjo shifër nuk ka sesi të mos i japë kolpo.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjika tha sektori i fasonëve është në ditët më të vështira dhe se do të flitet shumë shpejt për mijëra njerëz që kanë dalë nga puna.

Për mua është e pritshme. Një vrasje qeveritare e paralajmëruar. Unë i përmbahem thënies, që kur ka investimi është mbi 1 milion euro, është investim politik.

Ky është investim politik. Kjo është politikë e pastër. Ne na hodhën në xhungël. Është politikë vrastare. Kjo ndodh vetëm tek ne.

Ne jemi 800 kompani që kemi 50-60 mijë punonjës që dëmtohen. Jemi në ditët më të vështira. Kemi politikë denigruese psikologjike nga qeveria. Kemi presionin teknik, ul euron me 20 e ca pikë. Ai që i ka humbur, kanë shkuar tek diku që i ka fituar. Aludohet për çunat e Londrës, por janë këta të 5D që i thyejnë në mes. Jepen lekë dhe merren euro. Këtu po bëhet batërdia. Vjedhje spektakolare të shoqëruara me fatura financiare. Janë futur 2.2 miliardë euro në ekonomi. Si mundet që kjo shifër të mos i japë kolpo?! Goditja tjetër, largimi në masë i njerëzve, tjetra është edhemungesa e fuqisë punëtore. Tjetra, goditja që ka pësuar kjo industri. Ka rënie botërore. Këta faktorë kombinojmë dhe ne po kalojmë ditët më të vështira. Zgjidhjen ekonomia e tregut e ka, zgjidhja është falimentimi. Do flasim për mijëra njerëz të dalë nga puna. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy