Kompensimi 10% për fermerët, Ndoni: Skema lë hapësirë për abuzime dhe konflikte. Duhet ta lëshojmë vetë faturën (VIDEO)

Kompensimi 10% për fermerët, Ndoni: Skema lë hapësirë për abuzime dhe konflikte. Duhet ta lëshojmë vetë faturën (VIDEO)

Shoqata e Blegtorëve të Qumështit ka kërkuar që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga fermeri. 

 

Elton Ndoni, anëtar i Shoqatës së Blektorëve dhe Prodhuesve tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se nuk janë kundër dhënies së 10%, por duhet gjetur një formë më e drejtë pasi kjo që propozohet lë hapësirë për abuzim dhe krijimin e konflikteve mes fermerëve, përpunuesve dhe grumbulluesve. 

 

Nuk jemi kundër për dhënien 10%, por do gjetur një formë më e mirë që të jetë më e drejtë dhe të mos ketë abuzime. Fermerët nuk e lëshojnë faturën vetë, janë të detyruar të marrin autofaturë nga grumbulluesi apo përpunuesi. Dyshojmë se do lindin abuzime dhe do ndodhin konflikte mes fermerëve, përpunuesve dhe grumbulluesve.

 

Do ndodhi abuzime të shumta dhe konflikte të ndryshme mes fermerëve, përpunuesve dhe grumbulluesve.  

 

Fermeri shet produktin, por faturën e bën përpunuesi dhe grumbulluesi. Do të thotë që fermeri ka detyrim të negociojë me gojë dhe të çojë prodhimin.

 

Jemi kundër që fermeri të jetë i varur nga grumbulluesi dhe përpunuesi. Fermeri duhet t’i lëshojë vetë faturën. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy