
Dy alpinistë kanë humbur jetën në Piemonte të Italisë, pasi një ortek i mori përpara në Val Formazza, në rajonin Verbano-Cusio-Ossola.
Viktimat janë Vanessa Gatti, 30 vjeç nga Varese dhe Roberto Biancon, 53 vjeç nga Milano.
Ata ishin në ekskursion me këpucë dëbore, kur orteku i mori përpara.
U deshën orë të tëra kërkimi nga toka dhe me helikopterë gjatë së dielës nga ekipet e shpëtimit, ku njëri nga viktimat u ngjet nën dëborë ndërsa i dyti në liqenin Toggia.
Zona e prekur nga orteku ndodhet midis liqenit Toggia dhe kalimit San Giacomo, në rreth 2200 metra mbi nivelin e detit, jo shumë larg kufirit me Zvicrën.
Alarmi u ngrit rreth orës 12.00 të mesditës nga rojet e digës, të cilët panë ortekun dhe dy personat e rrëmbyer nga masivi i dëborës.



