Rama: Kompanitë e huaja asnjë interes për naftën në Shqipëri, iu del më shtrenjtë ta përpunojnë (VIDEO)

Rama: Kompanitë e huaja asnjë interes për naftën në Shqipëri, iu del më shtrenjtë ta përpunojnë (VIDEO)

Në një kohë kur bota është përfshirë nga rritja globale e çmimit të naftës, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermerët për Paketën e Rezistencës Sociale. Kreu i qeverisë tha se dje ka zhvilluar një takim me drejtorin e një nga kompanitë franceze më të mëdha të botës, për naftën dhe gazin. Sipas Ramës ai i kishte thënë se goditja e tregut të naftës është për shkak të pasigurisë. Më tej, Rama shtoi se kompanitë e huaja nuk kanë asnjë interes për naftën në Shqipëri.

Dje isha me drejtorin e kompanisë Total, franceze. Një nga kompanitë më të mëdha të botës për përpunimin e naftës e gazit. Kanë ardhur këtu sepse duan të investojnë në Shqipëri. Ai ma tha qartë se goditja e tregut të naftës është për shkak të pasigurisë. Nuk është ka rënë prodhimi i naftës në botë. Dhe ata që kanë rezerva kanë rritur çmimin. Nëse lufta mbaron dhe nëse pasiguria bie, çmimi bie menjëherë. Kemi lidhje dhe ne si nuk kemi lidhje. Dëgjoni dhe këtë. Ne kemi këtu Shellin që po bëjmë një eksplorim të rëndësishëm. Kanë nxjerrë gaz në Shpirag. Është në fazën e kolaudimit për të parë sa është ky zbulim financiarisht interesant për ta. Flitet për një sasi të madhe gazi që do ndryshonte ekonominë shqiptare. Ende nuk dihet nëse kjo vjen me fitim sepse kosto e nxjerrjes është shumë e madhe. Kemi edhe En-in, një kompani italiane. Nuk janë të interesuar për naftën në Shqipëri. Për naftën tha nuk kemi asnjë interes. Është naftë e rëndë. Sasitë janë të vogla. Kosto e rafinimit është shumë e lartë. Të bësh diesel apo benzinë me atë naftë të del më shtrenjtë se ta marrësh në fund të botës. Ne naftë nuk kemi.’- u shpreh Rama.

Paketa sociale, Rama takohet me fermerët: Bujqësia sot nuk krahasohet me atë para 8 vitesh

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermerët për të prezantuar Paktën e Rezistencës Sociale.

Kreu i qeverisë lajmëron se janë 500 milionë lekë plus për naftën pa taksa, prej një total prej 1.45 mld lekësh.

Ka shumë diskutime debate për bujqësinë, sot dhe prej shumë kohësh sepse një pjesë flasin mbi bazën e fakteve ndërsa një pjesë nga opinione krijuar nga mediat që më shumë priren për keq. Kjo konfirmohet edhe nga raporti eksporte/ importe. Më parë eksportonim 1 dhe importonim 7, kurse tani jemi 1/ 3. Eksportet tona bujqësore kanë shkuar thuajse afër gjysmë milliard euro, ndërkohë që ishin 120 milion. Duam që të shkojmë deri në 1 miliard eksporte deri në fund të mandatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy