Komisioni i Rithemelimit ka përmbyllur dje procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve të lokaleve të 6 marsit, me një pjesëmarrje që sipas vetë funksionarëve të komisionit, ka qenë e lartë.
Lidhur me këtë, deputeti i PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu tha për “MCN live”, se ky proces solli për herë të parë transparencë, që më parë nuk ishte aplikuar në asnjë strukturë politike.
“Të gjithë i njohën një për një kandidatët, çdo qytet, secili banorë më transparencë më askush s’di të ketë pasur, këtë përfaqësojnë njerëzit që i zgjodhën, ata nuk janë emëruar apo caktuar, por ata janë bërë më votat e njerëzve, janë zgjedhur në mënyrë demokratike, transparente, dhe kjo i jep garanci të madhe këtij procesi, jep shprese për rezultatin, motivon strukturat e PD, dhe ofron më shumë me fitoren, Kjo praktikë po përdoret për herë të parë në PD.
Lidhur me sherrin në selinë e PD-së, të denoncuar nga dega e PD-së për drejtuesin politik të Qarkut të Gjirokastrës Roland Bejko, deputeti Shehu, thotë se pa dashur të flas në emra të veçantë, i fton të gjithë për diskutim dhe pjesëmarrje në grup seksione.
Sipas Shehut, edhe fraksionet brenda një partie janë të mirëseardhura, si hap demokratizues për një parti.
“Nuk dua te diskutoj për individë te veçantë . Unë i ftoj të gjithë edhe ata që mendojnë ndryshe edhe nga unë, të kandidojnë të flasin hapur, të vijnë të marrin pjesë, në seksione, në grup seksione, të diskutojnë të thonë mendimet e tyre, të kandidojnë po të duan, të krijojnë fraksion po të duan, po të kenë qejf, absolutisht është krejt normale, bile unë e këshilloj shëndetshëm edhe krijimin e fraksioneve brenda PD-së, se kam qenë unë ai që në ’99, kam ndikuar zyrtarisht fraksione në parti, si në kongresin e partisë së atëhershme, si në këshill Kombëtar, e kudo, nuk u miratua atëherë, ok, tashi u poqën kushtet, dhe ky është një hap pozitiv demokratizues i PD-së.



