Ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Oblik të Shkodrës ku një punonjës i OSHEE-së u vra me thikë nga një debitor, është dënuar edhe nga LSI. Nëpërmjet një deklarate për mediat Kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili ka dënuar ashpër krimin dhe ka kërkuar nga drejtësia dënim të rreptë.
Vasili ka ngushëlluar familjarët e Velajt dhe është shprehur se LSI është në mbështetje të çdo punonjësi të shtetit.



