Numri i duhanpirësve në mbarë botën ka ardhur duke rënë në mënyrë progresive. Këtë e bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën, duke u kërkuar vendeve që të rrisin më tej masat e kontrollit për të larguar varësinë vdekjeprurëse nga duhani.
Në vitin 2020, rreth 1.3 miliardë njerëz ishin duhanpirës në nivel global, nga 1.32 miliardë dy vjet më parë.
Sipas raportit të OBSH-së, ky numër pritet të zvogëlohet në 1.27 miliardë deri në vitin 2025, që do të thotë një rënie prej rreth 50 milionë përdorues të duhanit gjatë një periudhe shtatëvjeçare, edhe pse popullsia globale është rritur.
Raporti tregoi se ndërsa gati një e treta e popullsisë globale mbi moshën 15 vjeç përdorte produkte të duhanit në vitin 2000, vetëm rreth një e pesta pritet ta bëjë këtë deri në vitin 2025.
“Është shumë inkurajuese të shohësh më pak njerëz që konsumojnë duhan çdo vit”, tha në një deklaratë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.



