
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quan absurditet protestën që pritet të mbahet më 8 janar para selisë blu, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një komunikim për mediat, Bardhi deklaroi se në Kuvendin e 18 dhjetorit, demokratët zgjodhën që mos ta rrezikojnë partinë për “interesat e një personi që është shpallur si i padëshirueshëm”.
“PD njeh dhe respekton vetëm vullneti e demokratëve, të anëtarëve të kryesisë dhe Kuvendit Kombëtar. Kjo është arsyeja për vendosëm më shumicë dërrmuese të zgjedhim të ardhmen dhe jo të bunkerizojnë partinë për interesat e një njeriut të shpallur të padëshiruar nga SHBA. Berisha po përpiqet t’i mbivendoset me dhunë vullnetit të demokratëve. Ushqimi i përditshëm që i ofron demokratëve janë skena teatrale dhe veprime që dëmtojnë interesin elektoral dhe politik të PD. Janë mashtrime të përditshme që bëhen absurde. Shpifja e një kauze të rreme që kulmon me thirrje e një proteste kundër PD në oborrin e PD për shkak se po lyen murin e godinës është keqpërdorimi më i madh që një demokrat mund ti beje një demokrati.”
Bardhi e cilësoi edhe njëherë si miting Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit dhe tha se Berisha ende nuk ka dhënë përgjigje për transparencën e delegatëve dhe financimet.
“Ajo që unë pres me shumë dëshirë që secila media që i shërben të vërtetës është të trokasë në zyrën e zotin Berisha dhe ti kërkojë të realizojë premtimet e tij publike. E para për transparencë të plotë të delegatëve në mitingun e 11 Dhjetorit. Ju premtoi që shpenzimet dhe faturat do të ishin publik, madje do të informonte qytetarët se kush ishin financuesit, pas publikimit do të shikoni që është top lista e oligarkëve”, tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u pyet në lidhje me deklaratat e tij të një dite më parë, se eksponentë të grupit kriminal të dënuar në Britaninë e Madhe, nuk do të lejohen të hyjnë më në selinë e Partisë Demokratike.
Ai u përgjigj se një prej tyre është Myftar Lumneshi, shoqëruesi i Sali Berishës, i dënuar për trafik droge.
“Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumneshi. Faleminderit!



