
Protesta e së shtunës në Tiranë nga opozita për avokatin Redon Meksi, është më shumë një mesazh për interesa të vet Sali Berishës.
Në studion e “MCN live”, Meksi, numëroi qëllimet që sipas tij nxori kjo protestë, por që nuk synonte interesat e qytetarëve.
Sipas tij, Sali Berisha dha më shumë një mesazh për kundërshtarët brenda PD, qeverinë dhe ambasadoren amerikane Kim, por jo për vet qytetarët.
Pjesëmarrje kishte goxha, por nuk arrita te shoh qëllimin e qytetarëve flas, se qëllimin e kuptova ndryshe.
U thirr një protestë për të rrëzuar qeverinë, e dija që s’do të ndodhte kurrë, ishte një ngritje e pritshmërisë kot false, në fund fare iu dërgua një mesazh kundërshtarëve të brendshëm në PD, d.m.th., Alibeaj, Bashës, një mesazh qeverisë, që unë jam Berisha dhe mund të nxjerr kaq njerëz, iu dërgua një mesazh mbase dhe Yuri Kimit, duke thënë që unë jam ky Berisha, jo krimineli, dhe nuk bëra asnjë rrëmujë, dolëm dy orë në bulevard dhe po ikim.
Qëllimi që shoh unë i protestës ishte për të treguar forcën, si kjo protestë, si 7 korriku, nuk pamë se çfarë kërkonte protesta për qytetarin, se normalisht unë shkoj si qytetar i Tiranës dhe kam kërkesat e mia, unë shkoj për të arritur një përfundim, nuk pamë kërkesa aty.
Avokati Meksi, mori shembuj edhe nga dy grevat e mëhershme të avokatëve dhe pedagogëve të cilat dështuan.
Sipas tij, dy liderët e opozitës, duhet të dilnim me në plan masash, që janë në interes të popullatës, për të arritur qëllime të caktuara.
Në këtë kohë pas grevës së avokatëve dhe pedagogëve, një elitë intelektuale që dështuan.
Avokatët dështuan brenda vetës, që po të vazhdonte do të arrinte qëllimin, por u tradhtua, dhe e dyta, ajo e pedagogëve, që mua më duket mjerane, të çohet elita e kombit, të kërkojnë vetëm rritje rroge, duhet të kërkojë një reformim total të arsimit, por ata ngelen vetëm në një rrogë personale, askush nuk u ngroh nga kjo gjë.
Nëse Berisha dhe Meta do të dilnin me një qëllim të caktuar, ata duhet të dalin me një plan masash, të kërkojnë p.sh., heqjen e taksës së karburantit, do e bënin me protesta të përditshme, derisa të arrihet qëllimi, skam problem si qytetar që ti ndjek nga pas.



