Tre të arrestuar në Mitrovicë për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Tre të arrestuar në Mitrovicë për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kosovës me dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç.

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda nën udhëheqjen e Prokurorit Special të Prokurorisë Speciale të RKS-së, si dhe në mbështetje të njësive të tjera speciale policore, se pas hetimeve disa mujore dhe me urdhëresë të gjykatës, gjatë ditës së sotme ka kryer kontrolle në katër lokacione në veri të Mitrovicës.

Sipas policisë, tre  prej të arrestuarve dyshohen se janë të përfshirë në veprën penale “Vrasje e rëndë”, kurse një person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.

Dy prej të arrestuarve janë zyrtar të policisë në veri të Mitrovicës.

Të arrestuarit

1.  N.S.  viti i lindjes 1976, zyrtar policor në veri të Mitrovicës.

2.   M.R. viti i lindjes 1993,

3.   D.M. viti i lindjes 1970, po ashtu zyrtar policor në veri të Mitrovicës.

4.   A.C.  viti i lindjes 1965.

Ndërsa në kërkim është shpallur M.R., i lindur në vitin 1978.

Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që lidhen me rastin, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy