“Për mikrokreditë ka folur vetëm Bardhi!”, Kume tregon drejtuesit e mundshëm politik të PD-së në zgjedhje (VIDEO)

“Për mikrokreditë ka folur vetëm Bardhi!”, Kume tregon drejtuesit e mundshëm politik të PD-së në zgjedhje (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume ka zbuluar në MCN Live emrat e drejtuesve politikë të mundshëm të PD-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Sipas Kumes Tirana mund të ketë 4 drejtues politikë.

Sipas informacioneve të gazetarit, Salianji pritet të jetë drejtues në Elbasan, Gjekmarkaj në Lezhë, Boçi në Shkodër, Bozdo në Berat, Leskaj dhe Zhupa në Vlorë.

"Unë di që z.Bardhi është në kuota shumë të larta te z.Berisha, dhe e kemi parë që kush gëzon respektin e Berishës, ka një lloj membrane imuniteti brenda PD-së. Edhe për shkak të veprimeve, që nga bashkimi i grupit, që i dha një tjetër peshë Berishës në Parlament, dhe ndikoi te vula, nuk besoj se ka një përplasje. Sa i përket kandidaturës për kryeministër, vet z.Berisha ka thënë që do futemi në primare pas zgjedhjeve, megjithëse nga politologët thonë që ekipi duhet të dalë përpara zgjedhjeve. Në dijeninë time po punohet për drejtuesit politikë. Individët kanë filluar të kenë këto meraqet për listat. Berisha po diskuton për drejtuesit politikë. Ka zhvilluar disa takime me deputetë, eksponentë të spikatur, që do emërohen drejtues politikë, dhe do udhëheqin fushatën për një ekip. Do t’u jepet një farë peshe për të zgjedhur personat që do jenë prurje. Mbetur për t’u konfirmuar nëse Salianji do jetë drejtues politik në Elbasan, Gjekmarkaj në Lezhë. Luciano Boçi është drejtues politik në Shkodër në këto zgjedhje. Pak a shumë strategjia e Ramës po krijohet. E kanë pranuar këtë qasje. Tirana mund të ketë 4 drejtues politik, duke qenë se këtu është gjysma e shqiptarëve që jetojnë. Por mund të jetë edhe formula me një drejtues kryesor dhe kordinatorët. S’është definuar. Diskutohet që Gazment Bardhi të jetë drejtues politik në Fier, në Durrës është Oerd Bylykbashi. Janë sfida sepse janë liderë të rinj. Eno Bozdo do jetë në Berat. Në Vlorë mbetet Leskaj, në një bashkëpunim me Ina Zhupën”.

Ndër të tjera, duke iu referuar deputetëve të PD, Kume vuri në dukje se vetëm Gazment Bardhi e ka ngritur çështjen e mikrokredive në Parlament.

"Ka dy javë që z.Bardhi ka thënë në mbledhje grupi që ne po lëmë të flejë mbi dafina guverantori i BSH për rastin e mikrokredive, ka pasur informacion, ne duhet ta çojmë në Parlament ta denoncojmë. E kam ndjekur në Parlament dy javë, dhe vetëm z.Bardhi ka folur për këtë. Deputetët e tjerë askush s’ka folur”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy