Mbretëresha këmbënguli të përdorë shpatë për të prerë tortën në ceremoninë e “Drekës së Madhe”, ndërsa gjesti i saj shkaktoi të qeshura nga Dukesha e Cornwall dhe Cambridge.
Monarku i dha shpatën e Edward Bolitho, Lord-Togerit të Cornwall.
Teksa po merrte shpatën, Mbretëresha tha: E di që është e pazakontë, ndërsa Camilla e ndihmoi për ta prerë deri në fund tortën.
Patrick Stewart, drejtori ekzekutiv i “Eden Project”, tha për vizitën e Mbretëreshës: Është si kometat, nuk vijnë shumë shpesh.
Dreka e Madhe është një mbledhje vjetore e fqinjëve dhe komuniteteve në “Eden Project”, ku njerëzit njihen me njëri-tjetrin dhe ndërtojnë miqësi.
20 të ftuarit këtë vit ishin vullnetarë vendas të cilët ishin nominuar për shërbimet e tyre në komunitet.
Mes tyre kishte punonjës të kujdesit shëndetësorë që ishin në vijën e parë në luftën ndaj Covid-19.
Mbretëresha i falënderoi ata për mbështetjen që u kishin dhënë komunitetit gjatë këtij viti të vështirë pandemik.
Mbretëresha gjithashtu organizoi një pritje në oborr, ku iu bashkuan udhëheqësit botërorë të G7, si dhe Princi i Uellsit, Dukesha e Cornëall dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau u fotografuan të gjithë duke folur me familjen mbretërore.
Burimi: The Independent Përshtati: MCNtv.al



