27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit

27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit

Më 27 janar shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005. 

Në këtë ditë përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin e kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau, më 27 janar 1945.

Fjala “Holokaust” vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë “sakrificë e djegur”. Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një numri të madh njerëzish.

Pas vitit 1945, termi “Holokaust” u bë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe i vrasjes së rreth 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre, në periudhën 1933–1945. 

Hebrenjtë kësaj ngjarjeje i referohen me fjalën “Shoah”, që do të thotë “katastrofë”.

Një rol të rëndësishëm në shpëtimin e hebrenjve kanë luajtur edhe shqiptarët, të cilët strehuan në familjet e tyre shumë hebrenj që kishin ikur nga vende të tjera, apo që jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy