A po integrohemi në BE?/ Klosi: PS dhe Edi Rama kanë nderin dhe lavdinë ta përmbyllin këtë proces

A po integrohemi në BE?/ Klosi: PS dhe Edi Rama kanë nderin dhe lavdinë ta përmbyllin këtë proces

 

Më 26 maj 2026, Shqipëria dhe Bashkimi Europian zhvilluan Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, duke mbyllur zyrtarisht fazën hyrëse të negociatave dhe duke hapur rrugën për fazën përmbyllëse të procesit të anëtarësimit.

 

Pas miratimit të raportit IBAR nga Këshilli i BE-së, Shqipëria hyn tashmë në fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi këtë një moment historik për vendin dhe tha se procesi duhet të festohet nga të gjithë shqiptarët.

 

Si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe pjesë e garës së fundit elektorale, ndihem shumë mirë për këtë ngjarje të madhe në Bruksel, pasi po përmbushim një nga premtimet tona më të rëndësishme: hapjen e të gjithë kapitujve. 

Hapi i radhës është mbyllja e tyre brenda vitit 2027 dhe jemi shumë optimistë për punën e madhe që është bërë.

 

Përveç asaj që ne themi dhe besojmë si progres, kemi edhe dakordësinë e teknikëve të Bashkimit Europian, të cilët kanë vlerësuar pozitivisht ecurinë e Shqipërisë.

 

Data 26 maj është jashtëzakonisht e rëndësishme për rrugëtimin europian të vendit.

 Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë nderin dhe lavdinë që ta përmbyllin këtë proces.

 

Jemi besimplotë që, bazuar edhe në vlerësimet që vijnë nga Brukseli dhe nga zonja Kos, do të kemi dakordësi për nisjen e procesit të mbylljes së kapitujve.

 

‘Po’-ja e datës 26 maj është një ‘po’ për gjithë popullin shqiptar, për shtetin shqiptar, për socialistët dhe demokratët. Është një moment që duhet festuar nga të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy