Bankat në dosjen e SPAK, Mziu: Bankat e nivelit të dytë më fitimprurëset, përmes tyre bëhet pastrim parash (VIDEO)

Bankat në dosjen e SPAK, Mziu: Bankat e nivelit të dytë më fitimprurëset, përmes tyre bëhet pastrim parash (VIDEO)

Deputeti demokrat Xhelal Mziu e sheh si reagim të vonuar përfshirjen e tre bankave në dosjen e SPAK, BKT, Raiffeisen dhe Procredit Bank lidhur me aferën e mikrokredive.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se një skemë mikrokredie nuk ndodh pa mbështetjen e Bankës së Shqipërisë si autoriteti kontrollues, por edhe përmbaruesve që caktohen nga ministria e Drejtësisë.

Sipas tij, bankat e nivelit të dytë janë më fitimprurëset në vend, duke deklaruar se përmes tyre bëhet edhe pastrim parash.

Drupal Ad

Më duket i vonuar ky reagim që ka ndodhur është një skandal që vetëm në Shqipëri ndodh.

Të krijosh banka mikrokredie që janë kthyer në kontigjentin nr.1 në media se si mund të marrësh një kredi me reklama dhe del që kjo kredi në finale ka prodhuar qytetarë që kanë humbur jetën, kontingjent për në spitale dhe kanë humbur pasuri të pafundme prej kësaj skeme.

Një nivel mikrokredie nuk do të gjente hapësirë, nëse nuk do të kishte mbështetjen e Bankës së Shqipërisë.

Së pari duhet autoriteti kontrollues si Banka e Shqipërisë, e cila nuk duhet të lejonte veprime të tilla.

Disa nga këto mikrokredi kanë marrë autoritetin e mbledhjes së kredive, edhe pa u certifikuar nga Banka e Shqipërisë.

Vetëm kur një person vrau veten, vetëm atëherë filloi sensibilizimi.

Është një aferë e jashtëzakonshme korruptive e këtyre mikrokredive që i kanë vendosur të gjithë klientët e këtyre bankave në një situatë jashtëzakonisht të vështirë mbijetese.

Shkon dhe cenojnë minimumin jetik, nuk i japin mundësinë që të marrë thesin e miellit dikujt që ka marrë kredinë.

Mendoj se gjithçka është përtej Bankës së Shqipërisë, se përmbaruesin e cakton ministria e Drejtësisë.

Nuk është vetëm Banka e Shqipërisë fajtore, janë përmbaruesit të cilët kanë tejkaluar prokurorin, gjykatësin, mjafton një shkresë e përmbaruesit që të bllokojë pasurinë.

Ka dhe disa struktura të tjera që kanë përkeqësuar situatën. Nëse nuk do kishim përmbarues, nuk do i kishim tjetërsuar dhe bllokuar pronën dikujt që ka marrë 1 milion lekë të vjetra.

Ka më shumë se ndikimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, pa dashur ta shfajësojë për punën që ata kanë.

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri janë më fitimprurëse, kanë fitimin më të lartë se çdo sektor tjetër, përjashtuar ndërtimit.

Vetëm në Shqipëri ndodh që për çdo veprim bankar që bën ti duhet të paguash komision.

Për të treguar që ka pastrim parash, nuk ka ekonomist në botë që e vlerëson.

Por si mundet mbivlerësimi i lekut në Shqipëri në një kohë kaq të shkurtër? Legjitimiteti i parasë informale bëhet përmes bankave.

Leku është më i papërfillshmi në Shqipëri, se vetëm te ne ndodh që ngjitur me Bankën e Shqipërisë ndodh këmbimi i lekut me euro dhe dollarë në rrugë.

Por paketa e legjitimimit të parave të diasporës po kryhet nëpërmjet bankave duke ardhur në mënyrë informale, por edhe formale.

Grataçelat shumëkatëshe, burim të tyre kanë paratë informale, që kanë ardhur për shkak të drogës dhe prostitucionit.

Mjafton të shihet bumi i ndërtimeve në Shqipëri për të kuptuar që paratë janë informale, të ardhura nga krimi dhe korrupsioni dhe jo nga puna e bizneseve të ndershme në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy