
Kryeministri Edi Rama njoftoi se Partia Socialiste është gati “të ndezë” motorët për përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Në fund të mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama në një komunikim me gazetarët tha se do të nisë menjëherë organizimi për zgjedhjet, ndërsa shtoi se do të respektojnë afatet dhe do të paraqesin kandidatët.
Ai deklaroi se do të futen në zgjedhjet vendore të 6 Marsit për të fituar, por shtoi se kjo për ta nuk është nje betejë jetë a vdekje.
Rama theksoi se në këto kohë është i përkushtuar në Këshillimin Kombëtar për shkak se është një nismë që nuk duhet paragjykuar pa parë ende rezultatet e saj.
Ne jemi Partia Socialiste. Ne jemi kampionët që gjithmonë kemi për të fituar dhe nuk kanë rezultat tjetër përveç fitores. Këto janë zgjedhjet vendore. Ne nuk do bëjmë një luftë për jetë a vdekje në kuptimin e një beteje që do mbulojë ekranet nga mëngjesi deri në darkë. Unë do fokusohem të këshillimi kombëtar.
Ne jemi në aleancë me qytetarët dhe këshillimi kombëtar është një hap tjetër për të shtrirë këtë aleancë në funksion të vendit. Në këshillim kombëtar i ftoj të marrin pjesë të gjithë. Është një proces ndërveprimi mes një qeverie që duam të jemi pranë të gjithëve pa dallim dhe qytetarëve që i drejtohen qeverisë së tyre. Në këtë sens ne do shkojmë në këto zgjedhje të pjesshme. Do kërkojmë vota nga qytetarët. Për ne nuk është betejë jetë e vdekje.
Ne jemi njishat dhe njishi nuk hyn kurrë për t’u bërë dysh se i bie që të përkulet. Këto janë zgjedhje që kanë rëndësinë e tyre. Kanë objektiv fitoren. Nuk do doja të merrem me opozitën. Është në një proces agonie me një proces me dy kufoma që nuk di a t’i qajë apo t’i mbajë



