Kryetari i partisë socialdemokrate Skënder Gjinushi e cilëson krizën politike, krejtësisht artificiale.
Në një prononcim për "Tema Tv", Gjinushi u shpreh se qëllimi i Partisë Demokratike ishte bllokimi i Vettingut dhe Reformës Zgjedhore.
"PD tentoi që të rrëzonte qeverinë me dy anë, njëra me çarje nga brenda të koalicionit dhe e dyta me uraganin popullor, por uragani erdhi duke u qetësuar. Por të bëheshin edhe zgjedhjet , PD përveç selisë nuk do të gjente më mbështetës. Tani duhej gjetur një mënyrë për të dalë", u shpreh Gjinushi.
Përsa i përket Vettingut, ai është skeptik.
"PD është antiVetting, pasi ka bërë maksimalen për ta penguar" tha ai.



