
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha në seancën plenare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku do të debatohet për propozimin francez se “gjuha maqedonase është e juaja”.
Sipas raportimeve nga mediat në Maqedoninë e Veriut kjo fjali shtyu shumicën në parlament të ngrihet në këmbë dhe ta duartrokasë Von der Leyen. Ndërkohë nga opozita maqedonase është dëgjuar fjala “tradhtarë”.
Nëse vendosni të miratoni propozimin e rishikuar francez, në ditët në vijim do të mbahet një konferencë politike ndërqeveritare. Ne si komision do të fillojmë menjëherë procesin e kontrollit ose shqyrtimit të ligjit evropian. Ky është hapi i parë në procesin e aksesit. Të dashur maqedonas, i dëgjova me vëmendje shqetësimet lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Po e përsëris, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë plotësisht këtë. Prandaj në propozimin e rishikuar thuhet – gjuha maqedonase, pa kualifikime nga BE-ja.



