Mijëra dosje në gjykata/ Manushaqe: Kaosi, me qëllim. Rusi: Problem, gjyqtarët pa përvojë. Qehaja: Çështjet që marrin kohë, civilet (VIDEO)

Mijëra dosje në gjykata/ Manushaqe: Kaosi, me qëllim. Rusi: Problem, gjyqtarët pa përvojë. Qehaja: Çështjet që marrin kohë, civilet (VIDEO)

Baftjar Rusi, avokat tha në studion e MCN Informacion se një nga problemet e mëdha në sistemin e drejtësisë janë gjyqtarët pa përvojë dhe pa pjekurinë profesionale. 

 

Një ndër elementët që është sot problem shumë i madh është që duke qenë se duhen mbushur vakancat për vendet e lira në Gjykatat e Apelit kanë ardhur gjyqtarë  pa përvojë apo që nuk kanë pjekurinë profesionale dhe nivelin për të gjykuar. Të gjykosh të thotë edhe të japësh drejtësi, edhe ta zhvillosh procesin në afat të arsyesh dhe të arsyetosh vendimet. 

 

Artan Manushaqe, avokat tha se kaosi në sistemin e drejtësisë është i qëllimshëm që të fuqizohet ekzekutivi dhe Parlamenti.

 

Është bërë me qëllim që të krijohet kaos në sistemin e drejtësisë, të mos i ofrohet shërbimi qytetarit siç ka ndodhur dhe po ndodh se momentin që ka kaos apo ka tymnajë në një pushtet, ekzekutivi dhe parlamenti është shumë herë më i fortë dhe futet me mekanizma burokratikë për të kontrolluar.

 

Ka qenë i qëllimshme, është reformë e George Sorosit. 

 

Edi Qehaja, avokat tha se në Apelin Administrativ po gjykohen çështjet e 2019.

 

Çështjet që marrin më shumë kohë janë civilet, veçanërisht çështjet që kanë të ndërthura problemet me pronësinë. 

Divorcet sado që zgjasin nuk arrijnë 5-7-10 vite sa arrijnë ato të pronësisë Apeli Administrativ po gjykon çështjet e 2019. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy