Laboratori i kokainës/ Kikia: Mekanizmat e shtetit, të paaftë ose pjesë e zinxhirit! Partia dhe shteti një, si në komunizëm! (VIDEO)

Laboratori i kokainës/ Kikia: Mekanizmat e shtetit, të paaftë ose pjesë e zinxhirit! Partia dhe shteti një, si në komunizëm! (VIDEO)

Duke folur mbi laboratorin e kokainës të kapur në Fier, gazetari Mentor Kikia tha në MCN Live se ky rast konfirmon që mekanizmat e shtetit, në rastin më të mirë janë të paaftë, ose në rastin më të keq janë pjesë e trafikut.

Kikia theksoi se për fat të keq ende në Shqipëri politika është e njësuar me shtetin.

Padyshim që në këtë vend asgjë nuk çudit më sepse kapja e një sasie kaq të madhe kokaine, nuk na habiti në mënyrë absolute, sera me kanabis ku mbillej korrej, paketohej, por zbulimi i një sasie të tillë kokaine e cila padyshim që s’prodhohet në Shqipëri, se kanabisin e kemi produkt tonin. Përveçse nuk habit, të konfirmon një gjë që mekanizmat e shtetit që janë ngritur, paguheshin dhe duhet të parandalojnë të tilla krime, në rastin më të mirë janë të paaftë, në rastin më të keq janë pjesë e zinxhirit të trafikut. Ajo kokainë ka hyrë në territorin shqiptar, është transportuar, është magazinuar.

Nuk është rasti i vetëm. Një kompani bananesh rregullisht fut sasi kokaine, kapet sasia, biznesi vazhdon dhe s’e di nëse mund të kesh rast tjetër, kur një kompani 1 në 3 kontejner me banane e ka me kokainë, i merret kokaina dhe vazhdon biznesi. Për fat të keq ne njësojmë politikën me shtetin.

Shteti është tjetër gjë, janë strukturat që s’duhet të varen nga politika, s’duhet të ketë lidhje me politikën, Policia është Polici, ushtria është ushtri, Antidroga është Antidrogë. Partia dhe shteti janë njësuar si në komunizëm. Nuk mundëm në këto 30 vite të shkëpusim partinë me shtetin. Këtu kur jep dorëheqjen kryeministri hedh tabelën edhe polici, sepse askush e ka të sigurt nëse do jetë.

Ish-kryekomunari është hallka e fundit e një pushtetari, këtu kemi ministra të korruptuar që s’po u hyn gjemb në këmbë. Ai ka gjetur terrenin e përshtatshëm me strukturat e këtij shteti. I thonë 400 kg, kur ndërkohë mund të mos jetë sasia e vetme, Shqipëria është bërë distributor evropian për drogërat që vijnë nga Amerika Latine, dhe kjo s’mund të bëhet pa një shkelje syri”.

Lidhur me përgjimet që thuhet se implikojnë Taulant Ballën, Kikia ironizon:

Mund të jetë lapsus fakti, që na fal se të përgjuam pa dashje! Nëse është konsideruar lapsus fakti që të përgjuam pa dashje, dhe po asgjësojmë atë që përgjuam, rëndësi ka çfarë thuhet në përgjime”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy