Mjafton një emoji, shpesh pa ndonjë motiv, për të nxitur zërat e ndonjë lajmi të mundshëm mes ndjekësve në rrjeteve sociale apo edhe mediave.
Ky është edhe rasti i Dua Lipës, e cila pasi postoi një foto ku në përshkrim kishte emoji-n e një bebi dhe të një biberoni.


Këngëtarja 25-vjeçare menjëherë pasi nisën pyetjet, nëse është shtatzënë, i fshiu ikonat.

Dikush shkruante: “Ajo është shtatzënë?” një tjetër se “Do të kemi një bebe”. Ndërsa dikush tjetër hidhte poshtë spekulimet duke tërhequr vëmendjen me fizikun e saj elegant.

Dua vetë vendosi të mos bënte asnjë koment, por thjesht fshiu mbishkrimin, ndoshta për të hedhur poshtë zërat.

Ajo dhe Anwar janë në një lidhje që nga vera e 2018-s. Në fillim të kësaj jave, vëllai i dy modeleve të njohura, Gigi dhe Bella Hadid, tha se e shikon këngëtaren si pjesë të familjes.




