“Thumana” zbulon 10 sera ku kultivohej kanabis, dy persona në pranga/ Emrat

“Thumana” zbulon 10 sera ku kultivohej kanabis, dy persona në pranga/ Emrat

Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Thumana” ka zbuluar dhjetë sera ku kultivohej kanabis sativa, duke vënë në pranga dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Në kuadër të kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, për tentativën e kultivimit të bimëve narkotike në sera, në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, uniformat blu të Durrësit bënë organizimin e operacionit.

Në kuadër të këtij operacioni bë arrestimi në flagrancë i Klisman Lika, 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Qemal Ferhati, 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e Ardit Ferhatit, 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë, djali i shtetasit Qemal Ferhati.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë, Njësia Administrative Thumanë, në truallin pas banesës së Qemal Ferhatit, kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato kanabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.  

Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat kanabis sativa, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy