Një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën sot paradite në një aksident të ndodhur në afërsi të ish-repartit Ushtarak, Kavajë.
Fëmija është përplasur nga një mjet tip Mercedes Benz”, që drejtohej nga shtetasi me iniciale A. L.. Sipas policisë, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.



