U aksidentua për vdekje/ Kush është “Xubi” i Yzberishtit, i dënuar për vepra të rënda  

U aksidentua për vdekje/ Kush është “Xubi” i Yzberishtit, i dënuar për vepra të rënda  

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në bulevardin “Migjeni” në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën një 45-vjeçar. Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi Fatmir Avdillari. Një emër ky, jo pak i njohur në botën e krimit.

Nga dinamika e ngjarjes, mësohet se 45-vjeçari i ka prerë rrugën një makine dhe më pas është përplasur “kokë më kokë” me një tjetër automjet. Burime nga policia thonë se ngjarja është aksidentale dhe se nuk ka asnjë prapavijë kriminale. Në spital përfundoi edhe një drejtuese e mjetit që u përfshi në aksident. Fatmir Avdillari ka qenë edhe subjekt i OFL-së. Por le të njihemi me të kaluarën e 45-vvjeçarit.

Kush është Fatmir Avdillari?

Fatmir Avdillari, është i njohur si një nga anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri,  ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”. Fatmir Avdillari së bashku me vëllanë, Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

Fatmir Avdillari  ka qenë I dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në vitin 2008. Një vit pasi doli, ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Në atë kohë “Xubi” pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave.

Sipas policisë, Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë. Ai ishte ekzekutuar në janar të vitit 2008 në Greqi dhe më pas ishte djegur, në kohën kur vëllai i tij, Fatmir Avdillari ndodhej në burg. Por pavarësisht deklarimeve të “Xubit”, prokuroria dyshonte se konfliktet e tyre kanë qenë të hershme.

Sapo ka dalë nga burgu, Fatmir Avdillari, i njohur me pseudonimin “Xubi” mblodhi të dhëna për vrasjen e vëllait dhe dyshimet e çuan tek Ardian Tahiri, ndaj të cilit u hakmor, duke e vrarë. Ndërkohë që pas daljes nga burgu, në 2017-ën u akuzua për trafik droge.

Ndërkohë që, vëllai i “Xubit”, Ilir Avdillari ka qenë dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy