Interit i duhet një përmbysje në Torino pas humbjes 1-2 në gjysmëfinalen e parë të Kupës kundër Juventusit. Në prag të sfidës, trajneri i zikaltërve Antonio Conte, thotë se vetëm duke bërë lojën që kanë bërë gjithmonë, mund të arrihet objektivi. Ai lë të kuptohet se edhe në rast eliminimi, rruga që ka bërë skuadra deri në këtë raund duhet vlerësuar.
Juventusi – “Juventusi është një skuadër e fortë, që nuk ka nevojë për ‘dhurata’ të tilla që i bëmë ndeshjen e parë. Duhet të jemi perfekt në respekt të asaj sfide. Kam bërë profesionistin dhe jam i vetëdijshëm se ato gabime mund të ndodhin.”
Tentativa e përmbysjes – “Unë mendoj se me punë, duke përgatitur ndeshjen në mënyrën e duhur, mendoj se është mënyra më e mirë për të përcjellë bindjen time tek lojtarët e mi për të fituar ndeshjen dhe për të kaluar raundin. Dhe vendosmërinë për të qenë i përsosur.”
Pritshmëritë – “Pres atë që djemtë më kanë treguar gjithmonë, dëshirën për të udhëhequr lojën dhe për të luajtur ndeshjen, gjithmonë duke kërkuar qëllimin. Asnjë prej tyre nuk i ka prishur pritshmëritë. Në nga ana tjetër, nëse arrin deri në këtë pikë të kompeticionit, do të thotë se ke kryer një rrugë të rëndësishme.”



