Grimçi: Gara e Primareve ka qenë e hapur, 89 femra të kualifikuara duhen mbështetur

Grimçi: Gara e Primareve ka qenë e hapur, 89 femra të kualifikuara duhen mbështetur

Sot, lista e kandidatëve për Primaret në Partinë Demokratike është miratuar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Eda Grimçi, kryetare e degës nr. 9 të PD në Tiranë, duke folur për procesin e Primareve në studion e "MCN Informacion", theksoi se gara ka qenë e hapur për të konkurruar jo vetëm anëtarët, por edhe mbështetësit e PD-së, të cilët nuk janë anëtarë të partisë.

Unë vet nuk marr pjesë në Primare, unë do të drejtoj procesin e Primareve në njësinë nr. 9 të PD në Tiranë.

Për Primare kanë shprehur vullnetin 468 ku secili prej nesh ka të drejtë të shpreh vullnetin dhe te aplikojë ndër të cilët udhëzime ka disa kritere që duheshin plotësuar, psh nuk mund të kandidojë në Primare dikush që është pjesë e një subjekti tjetër zgjedhor.

Pra, aplikimet kanë qenë këto, kanë pasur propozime nga degët por ka pasur edhe aplikime që kanë vajtur dhe kanë plotësuar formularin dhe kanë dorëzuar aplikacionin.

P.sh., ne nga njësia nr.9 nuk kemi bërë asnjë propozim,  jo vetëm ata që janë anëtar por kanë mundur të konkurrojnë dhe profesionist nga fusha të ndryshme të cilët janë votues te djathtë që kanë qenë mbështetës të PD-së.

Unë kam një rast të ortopedit Aranit Ilazi, që nuk është anëtar i PD-së, por ka qenë mbështetës i PD-së, zë i fuqishëm për kauzat e tij me shoqërinë civile, më ka kontaktuar dhe më ka thënë dua të jem pjesë e Primareve.

Sipas saj, nga lista prej 298 anëtarëve të zgjedhur, 89 janë femra, të cilat duhen mbështetur pa kushte në Primare.

Kjo bëhet duke qene mbështetës, kjo garë ka qenë ë hapur, dhe në fakt 298 kanë qenë kualifikuar dhe nga këta 89 janë zonja dhe mbështes fort të gjitha zonjat që do kandidojnë në Primare.

Nga këto 26 kandidojnë vetëm në Tiranë dhe për të gjitha jam mbështetëse e fortë dhe do doja që të triumfonin me tepër me vota.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy