
Në seancën që po mbahet sot në Hagë, avokatët e Hashim Thaçit theksuan se ai nuk kishte pasur fuqi komande në Ushtrinë Çlimitare të Kosovës gjatë periudhës që flet aktakuza.
Ata pretenduan pushteti gjatë luftës ishte në duart e komandantëve të zonës e jo te Shtabi i Përgjithshëm, ku bënte pjesë edhe Thaçi. Po ashtu u argumentua se UÇK-ja nuk kishte strukurë funksionale komanduese.
Lluka Mishetiç, tha se as Thaçi disa herë pas luftës ka bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj serbëve lokalë dhe që ata të mos largohen nga Kosova.
“Raporti vëren se ka të ngjarë se Thaçi nuk ka qenë i kënaqur nga këto krime dhe ‘është e besueshme që udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi së bashku me shumë prej komandantëve të lartë, mund të mos jenë të kënaqur me këto sulme dhe frikësim të vazhduar ndaj popullatës shqiptare të Kosovës’”, tha ai.
Ai ashtoi se Thaçi kishte kërkuar që serbët e larguar të ktheheshin dhe të punonin “për ndërtimin e paqes në Kosovë”.
Mishetiç tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur prova se klienti i tij u ka dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së për “kryerjen e krimeve”.
“Prokuroria nuk paraqet prova që Thaçi u ka dhënë urdhra ushtarëve të UÇK”, tha ai.
Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, tha se ish-kryeministri i Kosovës s’e ka mohuar asnjëherë që janë kryer krime të luftës, por nga individë të caktuar dhe jo nga UÇK.
“Janë kryer krime, por jo të motivuara. Thaçi s’e mohon se disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë. E ka informuar edhe në Këshillin e Sigurimit, por e kundërshton pretendimin se janë kryer krime nga udhëheqja e UÇK-së”, ka thënë avokati.



