Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho thotë se Shqipëria po përballet sot me një diktaturë të re.
Fatkeqësisht në 12 vjet Shqipëria është kapur nga një regjim që përveçse ka shpërfytyruar qeverisjen shqiptare dhe ka larguar mbi 1 milion shqiptarë, e ka lënë vendin tonë pa asnjë perspektivë të qartë, në duart e një grupi oligarkësh të drejtuar nga regjimi të cilët vazhdojnë për interesat e tyre private ta çojnë më keq.
Jo vetëm shteti ka kapur institucionet, por institucionet e vendit nuk janë funksionale.
Dënohen 24 deputetë të cilët çohen në SPAK se kanë djegur disa karrige, ndërkohë që Shqipëria është vjedhur miliarda dollarë nga kjo klikë.
Vendimi politik ndaj deputetit Salianji është i pabazuar në ligj.
Kemi një dënim politik për një anëtar të parlamentit, që tregon se Shqipëria ka devijuar nga niveli i demokracisë edhe në vende putineske që gjen rrallë në Europë.
Në një intervistë për MCN Live, ai deklaroi se është e legjitimuar që opozita duhet të ngrihet dhe se regjimi që ka shtrirë tentakulat kudo, nuk mund të hiqet as me diskutime, as me llafe, pasi kemi të bëjmë me një regjim dhe kjo është shumë e qartë.
Opozita duhet të ringrihet dhe të sjellë një program të mirëmenduar.



