Ish-kryeministri Berisha i është bashkuar qytetarëve që janë mbledhur jashtë Kuvendit në mbështetje të tij pas vendimit të deputetëve për heqjen e imunitetit të tij.
Berisha tha se vendimi i sotëm është një përpjekje që dëshmon tmerrin që qeveria ka, por se kjo ditë do të jetë ditë frymëzimi për të gjithë shqiptarët..
Kjo është përpjekje që dëshmon tmerrin që kanë tmerrin që kanë nga ju, nga opozita e vërtetët, tmerrin që përjetojnë se pse dështuan në sipërmarrjen e tyre më kriminale, në sipërmarrjen e opozitës fasadë.
Është koha të mobilizoni me të gjithë mundësinë dhe forcën anëtarësinë tonë, mbështetësin tanë, simpatizantët. Është koha të bëhemi zëdhënës të atyre që atyre që duhet të ngrihen “O sot o kurrë” për veprim. Është koha të ngrihemi dhe të jemi në krye të guximtarëve për t’i udhëhequr drejt fitores.



