
Rreth 8 ton mish, pule, vici dhe derri janë sekuestruar këtë të shtunë në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se sasia e madhe e mishit ishte e kontaminuar. Policia e Elbasanit lajmëroi se specialistët e AKU kanë bllokuar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici, produkt i gatshëm, në subjektin tregtar të E.L, 42 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.L për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.
Ndërkohë janë dërguar për ekspertizë kampionet e mishit dhe priten rezultatet e analizave.



