Lika: Rama e ka sfidë personale Shkodrën, ka frikën e bashkimit të demokratëve (VIDEO)

Lika: Rama e ka sfidë personale Shkodrën, ka frikën e bashkimit të demokratëve (VIDEO)

Deputeti demokrat Ramadan Lika, e cilëson kryeministrin Edi Rama si një person që bën publicitet të jashtëzakonshëm në të gjitha zonat dhe së fundmi edhe në Shkodër, ku pati takime me kryebashkiakët.

Në një lidhje për MCN Live, ai tha se është diçka e mirë nëse ka investime në Shkodër dhe se nuk janë kundër tyre.

Ai ka filluar fushatën elektorale, presim që Rama ti bëjë konkrete këto investime, çfarë ka deklaruar deri në këto momente.

Edhe zotin Benet Beci po ta pyesësh në këto momente, nuk di të thotë se kush janë këto investime dhe projektet reale për bashkinë Shkodër. Këto janë vetëm në kokën e Ramës.

Unë e vlerësoj pozitivisht marrjen pjesë të kryebashkiakëve në tryeza të tilla.

Rama e ka sfidën e tij personale Shkodrën, ai ka filluar në mënyrë intensive fushatën në qarkun e Shkodrës dhe takimi i djeshëm ishte formal.

Dy javët e fundit ka qenë në Shkodër, frymën nuk e sheh aq të mirë. Partia Demokratike po bashkohet fort, po krijon module të reja.

PD në qarkun e Shkodrës dhe në Shqipëri, Rama e sheh që po bashkohet dhe frikën e di jashtëzakonisht mirë.

Kryebashkiakët do marrin pjesë se janë administratorët kryesorë të qytetit dhe mbas zgjedhjeve nuk do shihen të majtë dhe të djathtë.

Rama e ka për show, nuk e ka për asgjë tjetër. Nuk mendoj se ka pasur diçka konkrete për të konkretizuar kryeministri apo qeveria e tij.

Ai është i fokusuar drejtpërdrejtë në Shkodër dhe rrethinat e saj.

Me patronazhistët që ka vendosur shtëpi më shtëpi, nuk besoj se ka për të qenë aq optimiste 2025, për të rifituar Shkodrën.

Partia Demokratike përditë e më tepër ka punë, po ribashkohet. Kemi filluar ringritjen e strukturave nga baza.

Do fillojmë ringritjen e strukturave në rrënjë dhe më gjerë. Në Shkodër Rama sfidën e ka me veten dhe po i afron idenë se do bëjë investime shumë të mëdhaja.

Sa i takon zhvillimeve në parlament, Lika tha se opozita shqiptare prej katër muajsh vazhdon të kërkojë në parlament të drejtën kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.

Opozita është e vendosur të vazhdojë në kërkesat e ligjshme kushtetuese.

Kërkesat tona janë të hapura dhe ne nuk tërhiqemi në asnjë moment nga kërkesat legjitime, ngritja e komisioneve hetimore, komisioni për reformën zgjedhore, ne do marrim pjesë sa më shpejt që zoti Rama dhe zonja Linditë do i japin të drejtën opozitës ne do rikthehemi në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy