53 raste të reja me koronavirus, 5 persona kanë ndërruar jetë në Maqedoni

53 raste të reja me koronavirus, 5 persona kanë ndërruar jetë në Maqedoni

Maqedonia e Veriut ka regjistruar bilancin më të rëndë që nga paraqitja e koronavirusi duke shënuar 5 viktima të reja. 

Me këtë numri i vdekurve ka arritur në 17.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 2 persona kanë ndërruar jetë në Kumanovë dhe nga 1 në Shkup, Strugë dhe Veles. 

Dy prej tyre kishin vdekur para dy ditëve, por rezultatet e kryera gjatë ditës së shtunë kanë treguar se ata ishin të infektuar me COVID-19. 

Nga 414 teste të kryera për koronavirus, 53 kanë rezultuar pozitiv duke e çuar numrin e të infektuarve në 483 persona.

Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Shkup 13 pastaj në Strugë 14, në Kumanovë 8 dhe të tjerët nëpër qytetet tjera.

Deri më tani në nivel të shtetit janë kryer 4920 teste kurse 20 persona janë shëruar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy