“Rrugorja” publikon bilancin e një jave, nëntë shoferë në pranga dhe rreth 10 mijë gjoba

“Rrugorja” publikon bilancin e një jave, nëntë shoferë në pranga dhe rreth 10 mijë gjoba

Policia Rrugore ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me masat e marra ndaj drejtuesve të mjeteve gjatë një jave.

Bëhet me dije se në një javë janë arrestuar nëntë persona, ndërkohë që janë vendosur rreth 10 mijë masa administrative.

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (18.08.2024 – 24.08.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

-Arrestime dhe procedime penale:

• 9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

• 2 persona për pa leje drejtimi.

• 14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

• 3 largim nga vendi i aksidentit.

-Masat administrative:

•  9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.

•  24 masa për xhama të zinj.

• 618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• 325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

• 490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

•  2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

•  461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

•  6.079 masa për qëndrim të gabuar.

• 696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

-Pezullime dhe bllokime:

• 15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

•  30 raste për tejkalim shpejtësie.

• 5 raste të ndryshme

7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy