Eksperti i ekonomisë Pano Soko në MCN Live ka komentuar intervistën e dhënë një ditë më parë të Arben Ahmetaj sa i përket aferës korruptive me inceneratorët.
Ai tha se Ahmetaj u kujdes të tregonte detaje për të lehtësuar veten dhe se cedoi në atë çfarë tha për akuzat ndaj tij. Sipas Panos, Ahmetaj tentoi të mbulonte emrat e përfshirë në këtë çështje dhe se i bëri thirrje SPAK që të hetonte se ku shkuan 60 mln euro.
Ben Ahmetaj dje u përpoq të përdorte një dalje publike për të lehtësuar veten e tij sikur do të zbërthente skemën korruptive ne inceneratorët, por nuk ndodhi. Ai u kujdes shumë që përcillte mesazhin se e kanë kërcënuar, më saktë ai tha është frymëzuar kërcënimi, por cedoi kur vjen puna për të treguar emrat e përfshirë në këtë çështje sepse ato argumente që ai nxori aty donte të tregonte se është i pafajshëm por nuk doli me një emër tjetër që ka faj. Ai tha që nëse hetohet faj shkon shumë më lart por për mua s’ka ku të vejë më lartë se më lartë i bie të jetë Bujar Nishani, Ilir Meta dhe kryeministri Rama, por ai nuk tentoi ta thoshte se kush ishte por u mundua ta fshinte.
Soko shtoi se nëse Ahmetaj do e tregonte do dilnim te pyetja pastaj si e ka shkelur ligjin, prandaj sipas tij intervista e djeshme e tij ishte një përpjekje për të fituar azil politik dhe se nuk kishte përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës. Ai tha se Ahmetaj për të pastruar pisllëkun mbi shpatullat e tij duhet të fliste me emra dhe fakte konkrete.
Ai thotë që këtu te Tirana janë 60 mln euro por kujt ja kërkon. SPAK e nxis unë që nuk di asgjë që flas nga jashtë duke parë pasojat e them se këtu ka një problem. SPAK deri tani ka thënë që Ahmetaj bashkë me ata që janë në burg keni marrë 60 mln euro dhe ai duhej të mundohej ta kundërshtonte dhe nëse ke fakt të ri që është dikush tjetër tregoje se SPAK e ka thënë të vetën.
Tregoje kush i ka marrë këto 60 mln euro sepse ti e di sepse ti i ke firmosur ato ceqe. Prandaj them se mu duk vetja dje sikur po shihja një politikan kushdo duke folur për një logjikë induktuese, por nuk dimë asgjë se ku shkuan paratë, por Ahmetaj nuk mund të thotë që nuk di gjë.
Ajo dje ishte një dalje që Ben Ahmetaj të përfitonte diçka si azili politik, por që për mua nuk ja doli sepse mbi shpatullat e tij ka një pisllëk dhe për ta hequr duhet të fliste me fakte dhe emra. Ahmetaj kur vjen puna për financimin e Tiranës u kujdes të thoshte se vetë nuk kishte përgjegjësi por nuk përmendi pse shkresa e Veliajt është në kundërshtim me ligjin.



