“Udhët e gjyshit”, bashkëpunimi i ëmbël i tre brezave/ Korab Shaqiri: Këngën e riktheva pas 30 vitesh si dhuratë për djalin

“Udhët e gjyshit”, bashkëpunimi i ëmbël i tre brezave/ Korab Shaqiri: Këngën e riktheva pas 30 vitesh si dhuratë për djalin

“Udhët e gjyshit” është titulli i këngës së parë të Alte Shaqirit, nipit të këngëtarit të mirënjohur Ilir Shaqiri.

Alteu, djali i këngëtarit Korab Shaqiri, që në vegjëli i ka hyrë botës së muzikës, duke e trasuar rrugën e gjyshit dhe babait, të dy këngëtar të kalibrit të lartë.

Vetë orkestruesi i këngës, këngëtari Korab Shaqiri, thotë se “Udhët e gjyshit” rivjen pas 30 vitesh me muzikë nga Naim Gjoshi, tekst nga Izet Rraci dhe Ilir Shaqiri dhe orkestrim nga ai, pasi e kishte kënduar nën titullin “Udhët e babit”.

Djali im Alteu, ka dy ditë që ka mbushur 7 vjeç, dhe duket si më i rritur. E ka të lindur talentin, kam përshtypjen, më duket se ka kënduar fillimisht pastaj ka folur, përveç në këndim edhe në interpretim të instrumentit, i gjen vetë notat.

Sa i takon këngës, është emocion i dyfishtë. Ka qenë ide e imja fillimisht, sepse këngën e kam kënduar vet para 30 vitesh nën titullin “Udhët e babit” e cila ishte me muzikë nga Naim Gjoshi, tekst nga Izet Rraci dhe Ilir Shaqiri. Tani e risolla pas 30 vitesh me titull “Udhët e gjyshit”, si një dhuratë për Alteun, si një provë për të që të shoh dhe përjetojë skenën dhe për të marrë reagimin e publikut.

Kënga erdhi shumë mirë dhe u prit, poashtu edhe emocioni i babit ishte shumë i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy